Befason solisti Ferki Shala: I kthehet muzikës pasi e la për fe


Ferki Shala zbulon se së shpejti do të rikthehet në muzikë.

“Jam duke e bërë një përgatitje, nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT ama nja 10 unë besoj që ndoshta 10-12 do të bëhen të TNT-së”, ka thënë Shala për emisonin n’ZOOM.

Por këngën e plotë s’do e këndojë, sepse pati një ndërhyrje në fyt dhe thotë se zëri nuk i punon më njësoj.

“Nuk kam mundësi me këndu ashtu teknikisht, por me vija më të lehta mundem me këndu. I kam bërë do mostra për disa këngë dhe i tregova Nexhatit dhe këngëtarit që tash është në TNT, Bekimit, që ndoshta nuk është keq një bashkëpunim ta bëjmë.”, shtoi ai.

Por a është haram që ai pasi e la muzikën për hirë të përkushtimit ndaj fesë, të kthehet përsëri?

“Nuk është e obligueshme që vetëm ilahi të këndohet. Ne kemi të drejtë që të këndojmë edhe ndonjë këngë të vjetër popullore ashtu qysh i këndojnë ashtu që edhe unë e shpreha dëshirën edhe jam duke e bërë përgatitje që nja 15 apo 20 këngë të vjetra qytetare t’i këndoj. Disa këngë të grupit TNT”, tregon ai.