Befason Nasim Haradinaj në Hagë: Krime kanë kryer edhe shqiptarët

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së.

Në seancën e parë për këtë vit, po dëgjohet dëshmia e Nasim Haradinajt.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij mbrojtëse, Toby Cedman, Haradinaj tha se në Kosovë krime kanë kryer edhe shqiptarët.

“Krime kanë kryer edhe shqiptarët, edhe ata që nuk kanë qenë në UÇK. … me djalin e tij, ka vrarë kojshinë e vet… Ne jemi për zbulimin e të gjitha krimeve, pa marrë parasysh se kush i ka kryer. Por, jo të ketë diskriminim”, tha ai.