Befason Kasami: I kemi bërë ftesë zyrtare ASH-së ti bashkohet frontit opozitar

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në intervistën për Klan Maqedoni, ka deklaruar se i ka bërë ftesë zyrtare ASH-së që t’i bashkohet bllokut opozitar. “Votuesi shqiptar tashmë kërkon bashkimin e opozitës për të çuar në opozitë BDI-në.”- ka deklaruar Kasami.Sipas Kasamit, ASH ose do të bashkohet me frontin opozitar ose në të kundërtën do jetë me BDI ashtu siç ka vepruar tani si ahpëtimtare e saj. Zërat se ASH nuk i bashkohet opozitës Kasami i cilësoi si jopërfundimtare pasi ka eksponent të kësaj partie që e duan bashkimin opozitar.