Befason Hoxhë Enes Limani: Zoti i do Shqiptarët, Xhamia me dy minare simbolizon Kosovën e Shqipërinë!


Për nder së festës së 28 Nëntorit, moderatori Sadri Imeri, ka shkuar të vizitojë Xhaminë “Dëshmorët dhe Martirët” në Prizren, për ta parë se si e feston kjo xhami, festën e Flamurit.

Imami i kësaj xhamie, Hoxhë Enes Limani i ka befasuar të gjithë, por edhe fëmijët që ishin prezent, me pritjen madhështore që i ka bërë Festës së Flamurit, duke e veshur Xhaminë me ngjyrat kuq e zi.

Limani, në bisedën e tij me moderatorin Sadri Imeri, ka thënë se edhe Zoti i do shqiptarët. Ai ka shpjeguar se xhamia të cilën ai e drejton, mban dy minare si simbolikë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Për të parë se si festohet 28 Nëntori në këtë xhami, ndiqeni videon e plotë më poshtë!

Video