Befason Haradinaj: Përkrah Albin Kurtin në këtë vendim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur vendim të drejt refuzimin e kryeministrit Kurti për pjesëmarrje në takim me presidentin serbe.

Sipas Haradinaj, ky takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare.
“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj.