Befason gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS (VIDEO)

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, është shprehur se punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS nga frika se mund të pezullohen nga puna.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion”, se punonjësit e policisë nuk e harrojnë rastin e kolegut të tyre, i cili u pezulla nga puna, kur kontrolloi emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë udhëtimit të tij në Gjermani për arsye familjare.

“Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e koptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sitem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimi Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- tha Lala.

Në lidhje me paraqitjen e Agron Xhafës në prokurori, Lala tha:

Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha.

Agron Xhafaj është paraqitur personalisht përballë prokurorit, duke kërkuar që të identifikohen personat përgjegjës për këtë audio-përgjim të publikuar nga opozita disa ditë më parë. Në momentet e para, Xhafaj ka dhënë disa shpjegime si person i dëmtuar dhe kallëzues, por pas këtij shpjegimi të detajuar nuk ka qenë i pranishëm avokati mbrojtës. Prokurori i ka kërkuar kohë të thërriste një ekspert të fushës dhe më pas ka lënë edhe kampionët e zërit të tij.

Më pas ai ka informuar prokurorin e çështjes, në ditët në vijim nuk do të ishte disponibël përballë prokurorisë, pa ja komunikuar veprimin konkret që kishte marrë. Ndërsa rezultoi që ai ka udhëtuar drejt Italisë.