Befason Don Xhoni: Do bëj një klip me 40 ruse të bardha nudo

Reperi Getinjo ka bërë një reagim publik kundrejt një debati që është zhvilluar në një emision televiziv, ku është diskutuar për temën e seksizmit.

ADVERTISING

Aty janë marrë shembuj disa tekste këngësh si ato të Getinjos dhe Don Xhonit, mesazhet e së cilave janë cilësuar si seksiste dhe diskriminuese ndaj femrave.

Pas reagimit të bërë nga Getinjo në InstaStory, një gjë të tillë e bëri edhe reperi nga Drenasi.
Don Xhoni përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka shkruar me ironi se do të bëjë një klip edhe më seksist me modele ruse.

Ai ka etiketuar Getinjon në postim, gjersa është munduar të vë në dukje se të qenit rap-artisti jep atij lirinë e shprehjesh ashtu siç dëshiron.

“Baba Getinjo. E kam një super ide për një video me 40 ruse krejt të bardha si bora janë, veç me i pa edhe krejt komplet nudo duket me qenë në video. Çka po të duket si ide? M’fal m’fal kishe ne s’po e dimë kush jeni ju. Emisioni 1 cent, emision falë hajt ta mbushim program duke iu kapur njerëzve prej anakonde. Kjo është liria e të shprehurit, unë jam artist dhe kam folur atë që e kam ndjerë në zemër deri në ditën që do të vdes. Debati flakë kish qenë edhe personazhet zjarr krejt”, ka shkruar Don Xhoni në InstaStory.