Bedri Ajdari: “Ka prova të reja për rastin “Monstra”, kërkojmë hetim ndërkombëtar”

Familjari i të dënuarve në rastin “Monstra” Bedri Ajdari, sot para mediave ka lexuar letrën e të dënuarit me bur*g në këtë rast Fejzi Azirit, në të cilën ai thotë se ka prova të reja.

Bedri Ajdari gjithashtu tha se ekzistojnë prova të reja, ndërsa kërkoi që të ketë hetim ndërkombëtar.“Kërkojmë hetim ndërkombëtar për provat e reja me ekspertizë ndërkombëtare. I dërgoj mesazh presidentit të vendit Pendarovski dhe ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq se ka prova të reja për rastin “Monstra”. E vërteta nuk është ashtu siç thotë gjykata por siç thonë provat”, tha Bedri Ajdari.

Viktimat e rastit “Monstra”, ishin katër të rinj maqedonas të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një person tjetër i moshës 44-vjeçare.

Më 22 shkurt të vitit 2020, Gjykata Penale e Shkupit, kishte rigjykuar këtë rast pas dyshimeve për lëshime të mundshme në gjykimin e parë, por sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për këtë vra*sje, për veprën penale “terror*izëm”.

Me bur*gim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe 9 vjet bur*gim.