Bebe Rexha: Kam pasur lidhje me vajza

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka zbuluar se ka qenë në disa lidhje me gra të tjera, duke përfshirë edhe të famshme të cilat nuk do t’i përmendte dhe do ta konsideronte veten të jetë fluide kur bëhet fjalë për njerëzit që i duken tërheqës.

31-vjeçarja beson se seksualiteti është “një shkallë”, dhe se tani është në një lidhje me një djalë.
Ajo që unë besoj në lidhje me seksualitetin është kjo: është një shkallë. A kam dalë me vajza më parë? Po. A kam pasur lidhje me vajza? Po. Të famshme biles, por nuk do i përmend. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po. Por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”, tha këngëtarja.

Por Bebe gjithashtu pranoi se i sheh marrëdhëniet me gratë e tjera si “tepër emocionale”.
E vetmja gjë që unë do të them është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht shumë emocionale. Fuqia… Unë personalisht nuk mund të merrem me atë”, shtoi ajo.
Këngëtarja e ‘Meant to Be’ në fund të fundit nuk e ka përcaktuar sek*sualitetin e saj sepse nuk dëshiron të futet në një kuti.