Beatrix Ramosaj dhe Filloreta Raçi kanë qenë banoret e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP që e kanë mbështetur njëra-tjetrën brenda shtëpisë.
Porse raportet e mira të dy këngëtareve vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, saqë ato nuk harrojnë të bëjnë dedikime edhe në rrjetet sociale.
“Nga emocionet kam harruar ta kujtoj Fifin, njeriun që më ka mbështetur me zemër nga jashtë dhe brenda shtëpisë së BBV”.
“I vetmi person që akoma shqetësohet për mirëqenien time dhe të familjes time. Të dua”.
Fifi e ka rishpërndarë këtë postim edhe në profilin e saj duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Të dua”.
Ndryshe, Filloreta këto ditë ka qenë kryetemë e faqeve rozë për lidhjen e saj të re.
https://www.instagram.com/p/CZnURNBN8Tc/?utm_source=ig_embed&ig_rid=54a61205-e2ad-4428-a607-5026fcdd1fbe