Beadini: “Nuk më pranuan në lokal pse e kisha qenin me vete”

Rita Behadini, gazetare dhe aktiviste nga Tetova ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook pasi siç deklaron ajo nuk është lejuar të ulet në një lokal në Tetovë përshkak se ka qenë me qenushin e vet.

“Unë dhe Otto nuk u pranuam sot në MHouse Coffee as në teracën jashtë. Ka ardhur koha që përveç përvetësimit të koncepteve të jashtme të bizneseve, të njëjtët të fillojnë të praktikojnë edhe kushtet tjera nën të cilat funksionojnë këto biznese jashtë vendit” ka deklaruar Behadini.