BE: Qytetarët e Maqedonisë të zgjedhin ndërmjet të ardhmes dhe izolimit


Lëshimi i shansit të vetëm për përparim, izolim, stagnim dhe nacionalizëm apo perspektivë dhe të ardhme eurointegruese me benefite konkrete si sundimi i së drejtës, atraktivitet për investime të huaja, më shumë dhe vende më të mira pune.”

Këto janë dy konceptet që sipas përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së do të duhet të zgjedhin qytetarët e Maqedonisë në referendumin e ardhshëm të caktuar më 30 shtator.

SHBA-të japin mbështetje të qartë dhe pret referendum të suksesshëm. Në një linjë është edhe BE-ja.

“Referendumi është akt i lartë demokratik dhe shprehje e përcaktimit të qytetarëve për të ardhmen e shtetit”, ka qenë konkluza e bisedës telefonike dje mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Ndërkaq, Komisari evropian për Zgjerim Johanes Han për MIA-n deklaroi se i vjen keq për shkak të mungesës së unitetit kombëtar rreth referendumit për Marrëveshjen me Greqinë dhe u rekomandon qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që ta formojnë ardhmërinë personale dhe ardhmërinë e shtetit./Pacensure