Rreth 80 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) duan që kompanitë e rrjeteve sociale të shpjegojnë mbështetjen financiare që marrin nga partitë politike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anëtarja e Komisionit të BE-së, Vera Jourova në lidhje me rezultatet e anketimit deklaroi se “Eurobarometri mbi demokracinë ka treguar se në epokën e internetit, manipulimi me njerëzit është rritur më shumë se kurrë. Skandali i Cambridge Analytica është në cilësinë e një paralajmërimi”.
Në lidhe me vlerësimin e rezultateve të anketës, Jourova tha se “73 për qind e evropianëve (në përgjithësi apo lokal) mendojnë se përpara zgjedhjeve nëpërmjet internetit janë bërë informime të gabuara ose të shtrembëruara. 80 për qind e qytetarëve të BE-së duan që kompanitë e rrjeteve sociale të shpjegojnë mbështetjen financiare që marrin nga partitë politike”.
Ajo tha se sipas rezultateve 81 për qind e pjesëmarrësve presin që shoqëritë e rrjeteve sociale të jenë plotësisht transparente se çfarë lloj të përmbajtjes politike përdorin dhe kush i financon ato.
Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, Jurova paralajmëron se “Rezultatet e Eurobarometrit na shqetësojnë se 67 për qind e të dhënave personale që evropianët ndajnë në internet do të kalojnë në duart e politikës dhe do të krijojnë mesazhe politike”.