BE premton 1 miliard euro mbështetje për Ukrainën

Komisioni Evropian premton mbështetje me 1 miliard euro për Ukrainën dhe vendet që po pranojnë refugjatë që largohen nga lu*fta pas pushtimit rus.

Ursula Von der Leyen foli për mbledhjen e fondeve për Ukrainën duke thënë:
“600 milionë euro do të shkojnë në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa 400 milionë euro do të shkojnë për shtetet e vijës së parë që po bëjnë një punë kaq të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që po largohen nga lu*fta”.