BE nuk shqetësohet nga përpjekjet e Ivanovit për bllokimin e të ardhmes

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani i kërkoi sot presidentit Gjorge Ivanov të jetë konstruktiv dhe të bashkohet në procesin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe i bëri thirrje opozitës, siç tha, të tregojë se në cilën anë është në këto momente historike.

Osmani tha se ka qenë dy herë tek Ivanovi në bisedime, por se shefi i shtetit nuk iu përgjigj thirrjeve të Qeverisë për konstruktivitet.

“Sipas rendit kushtetues, Republika e Maqedonisë është një demokraci parlamentare në të cilën fjalën e fundit dhe veçanërisht miratimin e ligjeve e ka Kuvendi, ndërsa Presidenti është vetëm një pjesë e vogël e pushtetit ekzekutiv që nuk ka asnjë lloj ndikimi të mundshëm mbi rolin e Parlamentit, dhe kurrsesi të jetë fjala e fundit për marrjen e vendimeve të tilla. Veprimet e Ivanovit janë në një farë mënyre një përpjekje për të ndryshuar sistemin pa ndryshime kushtetuese, që dënohet me ligj”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri në takimet në Bruksel në ditët e kaluara, siç tha ai, nuk pati përshtypjen se udhëheqësit evropianë ishin të shqetësuar se Ivanovi mund të pengonte këtë proces historik