BE, ndalohet me ligj përdorimi i produkteve plastike

Në Bashkimin Evropian (BE) sot hyri në fuqi ligji i cili ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike.
Komisioni Evropian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.
Sipas KE-së, 80 për qind e ndotjeve në detërat e botës e përbëjnë produktet plastike. Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.