BE miraton pasaportën e vaksinimit, kushtet dhe kur futet në fuqi

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord zyrtarisht sot të miratojnë certifikatën e vaksinimit, si një hap drejt rihapjes së turizmit këtë verë, ndërsa detajet do t’i negociojnë në maj. Qëllimi është që certifikata të hyjë në fuqi deri në fund të Qershorit.

Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE.
“27 vendet anëtare nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur kornizën gati deri në verën e 2021, sipas një dokumenti të miratuar nga ambasadorët e BE”, shkruan Reuters.