Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.
Ajo postoi në Twitter, ku tha se foli me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, për “vr*asjen mizore të civilëve në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë”.
Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë tronditur botën, ndërsa janë ngritur akuzat ndaj Rusisë.
Nga ana e saj, Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.