Liderët e Bashkimit Evropian gjatë një samiti dy-ditor që fillon të enjten (24 qershor) në Bruksel, do të diskutojnë një strategji të ri të raporteve me Rusinë si dhe për ligjin që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (ho*mose*ksual, le*sbik, bi*sek*sual dhe tra*nsse*ksual) në literaturën shkollore të miratuar nga Hungaria.
Në samit do të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, që do të pasonte takimin e presidentit amerikan, Joe Biden me Putinin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor.
Përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë paraqitën një propozim për të mbajtur një samit me Putinin si një përpjekje për të përmirësuar lidhjet për të cilat blloku evropian thotë se kanë hyrë në një “spirale negative”.
Megjithatë, disa diplomatë të BE-së kanë thënë se së pari duhet të ketë përmirësim të raporteve dhe pastaj të vendoset për mbajtjen e samitit.
Shumë vende të BE-së, në veçanti ato të Evropës Lindore janë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për bisedimet me Kremlinin.
BE-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë si dhe të drejtat e njeriut.
BE-ja gjithashtu akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhje, përhapjen e dezinformimit dhe kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Lindore.