BE-ja ta plotësojë premtimin dhe t’i hapë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, vizitën e punës në Talin këtë mëngjes e filloi me një takim me ministren e Punëve të Jashtme Eva-Maria Liimets.
Dimitrov dhe Liimets diskutuan për aspekte kyçe të dosies evropiane të Maqedonisë së Veriut në Fokus të perspektivës evropiane për progres më të shpejtë të rrugës evropiane, për çka Estonia vazhdimisht jep përkrahje.

“Tregimi estonez është shumë i suksesshëm dhe Maqedonia e Veriut me siguri që duhet të mësojë shumë nga Estonia mike. Estonia është shembull për atë se si një vend mund të zhvillohet dhe të përparojë, duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në dispozicion. Sot, në Talin, nga kolegia ime Eva-Maria edhe një herë mora konfirmim se Estonia do të vazhdojë pa rezervë të na mbështes në procesin e evropeizmit të shoqërisë sonë”, theksoi Dimitrov në takimin me Liimets.

Theksoi se Maqedonia e Veriut bëri shumë hapa vitet e fundit, si në planin reformues, ashtu edhe lidhur me mbylljen e çështjeve të rënda bilaterale. Pikërisht për këtë, pritet që Bashkimi Evropian ti përmbush premtimet. Ai shtoi shanset për revitalizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në rastin maqedonas, që paraqet një test të vërtetë për seriozitetin e Unionit dhe ndikimin e tij në rajon.

Ministrja Liimets riafirmoi mbështetjen parimore të ardhmërisë evropiane të vendit tonë dhe gatishmërinë për përcjelljen e përvojës euro-integruese estoneze. Ajo nënvizoi se është e domosdoshme Bashkimi Evropian në mënyrë konsekuente ta aplikojë Metodologjinë e re për aderim dhe ti shqyrtojë të gjitha mundësitë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë.
Njëherit, në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve përmes mbështetjes teknike dhe të ekspertëve, në veçanti duke u fokusuar në përcjelljen e përvojës estoneze nga procesi i digjitalizimit, kumtuan nga SÇE-ja.