BE-ja miratoi Memorandumin për Mirëkuptim, 160 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Sot, Komisioni, në emër të BE-së, ka miratuar Memorandumin për Mirëkuptim (MPM) për programet e ndihmës makro-financiare (NMF) me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e Pakos për NMF, me vlerë prej 3 miliardë euro për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende nga fqinjësia, me synim tu dilet në ndihmë të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia me korona virusin.

Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë.
Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Këto dokumente gjithashtu janë nënshkruar zyrtarisht me katër prej tyre: Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Bisedimet për MpM-të me dy vendet e tjera – Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Tunizinë – janë duke u zhvilluar.

Valdis Dombrovskis, zëvendës kryetari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike, tha: “Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për ta mbajtur të qëndrueshëm të gjithë rajonin. Si pjesë e përgjigjes globale të BE-së ndaj pandemisë së virusit korona, ne përpiqemi t’u ndihmojmë vendeve tona fqinje të zbutin goditjen më të keqe ekonomike, të tyre. Këto ‘programe të krizës së NMF-së’ do të sigurojnë kushte më të favorshme, në bazë të Memorandumeve për Mirëkuptim të nënshkruara, në të cilat do të përkufizohen obligimet konkrete të reformës. Në këtë mënyrë ju dilet në ndihmë shteteve fqinje t’i mbulojnë nevojat me financim të jashtëm gjatë periudhës nga viti 2020-21, duke pasur parasysh vështirësitë e tyre të veçanta në ballafaqimin me ndikimit ekonomik nga pandemia. ”

Paolo Gentiloni Komisionari për Ekonomi tha: “Pandemia e COVID-19 nuk njeh kufij dhe ndikimet e saj të papara ekonomike dhe sociale prekin vendet në të gjithë botën. Vendet të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vendet nga fqinjësia jonë, janë prekur rëndë dhe si Bashkim, ne kemi forcën financiare për t’i ndihmuar ata të kufizojnë kolapsin ekonomik nga pandemia. Komisioni, në emër të BE-së, po punon me dhjetë vende partnere në mbështetje të përpjekjeve të tyre dhe zbatim të politikave efektive ekonomike në kohë të një krize të paparë. Tashmë është arritur marrëveshje me tetë partnerë si një demonstrim i solidaritetit të BE-së. “

Memorandumet për mirëkuptim, parashikojnë veprimet e politikave për të cilat janë obliguar përfituesit, me qëllim të fitojnë edhe pjesën e dytë të ndihmës. Marrëveshja dhe nënshkrimi i Memorandumeve për mirëkuptim, është hap i rëndësishëm drejt ndarjes së parë të mjeteve në kuadër të programeve, që kushtëzohet me përmbushjen e parakushteve politike, përfshirë respektimin e parimeve demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës. Vendet përfituese gjithashtu duhet të jenë shfrytëzues edhe të programit për mbështetje financiare të FMN-së.

Për, Shqipërinë, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 180 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e financave publike dhe rezistencën e sektorit financiar, përmirësimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e mbrojtjes sociale.

Për Gjeorgjinë, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 150 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit me financat publike, përmirësimin e sundimit të së drejtës, reformat në sektorë dhe politikat e tregut të punës.

Për Jordaninë, aktivitetet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 700 milion euro janë gjithëpërfshirëse, sepse përfshijnë dy operacione NMF. Ato i përfshijnë menaxhimin me politikat publike, shërbimet komunale, politikën sociale dhe politikën e tregut të punës dhe sundimit të së drejtës.

Për Kosovën, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 100 milion euro, ka të bëjë me përforcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë financiare, zgjidhjen e papunësisë tek të rinjtë dhe përmirësimin e sundimit të së drejtës, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Për Moldavinë, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 100 milion euro kanë të bëjnë me përforcimin të menaxhimit me financat publike, sundimin e së drejtës dhe luf*tën kundër kor*rupsionit, si dhe përmirësimin e mjedisit afarist.

Për Malin e Zi, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 60 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e financave publike dhe luftën kundër korrupsionit, përforcimin e qëndrueshmërisë financiare, përmirësimin e mjedisit afarist dhe avancimin e mbrojtjes sociale.

Për Maqedoninë e Veriut, kushtet për politikat për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 160 milion euro, kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit fiskal dhe transparencën, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e supervizionit të sektorit financiar, përmirësimin e mjedisit afarist dhe ballafaqim me papunësinë tek të rinjtë.

Për Ukrainën, kushtet e politikave për programin e tyre për NMF-në, në vlerë prej 1,2 miliardë euro janë më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse dhe kanë të bëjnë me përforcimin e menaxhimit me financat publike, sundimin e së drejtës dhe shtetit juridik, reformën në gjyqësor, konkurrencën në tregun e gazit natyror, përmirësimin e klimës afariste dhe menaxhimin me ndërmarrjet në pronësi shtetërore.

Konteksti

NMF, është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së, me vendet e fqinjësisë dhe vendet të cilat janë në proces të zgjerimit dhe dedikohet si instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm i BE-së për reagim në raste krize. Ai është i qasshëm për vendet të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vendet e fqinjësisë së BE-së, të cilat kanë probleme serioze me bilancin pagesor. NMF-ja, është dëshmi për solidaritetin e BE-së ndaj këtyre vendeve dhe mbështetjen e politikave efektive në kohë krize me përmasa të pa para deri më tani.

Vendimi për ndarjen e ndihmës makro-financiare për dhjetë vende të cilat janë në proces të zgjerimit dhe vende partnere nga fqinjësia në kontekst të KOVID – 19 pandemisë, u propozua nga Komisioni më datë 22 prill dhe u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli më datë 25 maj 2020.
Përpos NMF-së, BE-ja i mbështet vendet e fqinjësisë dhe Ballkanit Perëndimor nëpërmjet disa instrumenteve, përfshirë edhe ndihmë humanitare, mbështetje buxhetore, programe tematike, ndihmë teknike, mekanizma për financim të përzier dhe garanci nga Fondi Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm për mbështetjen e investimeve në sektorët të cilët janë prekur më tepër nga pandemia e korona virusit.