RMV-ja DO T`I NDJEKË VEPRIMET E BRUKSELIT
Bashkimi Evropian sot pritet t’i publikojë detajet rreth planit për vendosjen e dokumentit me vlefshmëri në gjithë bllokun, si prove për vaksinën e pranuar kundër Covid-19. E ashtuquajtura “Pasaportë e Gjelbër” ose pasaportë e vaksinimit pritet të nxisë industrinë e turizmit të goditur rëndë, posaçërisht në vendet e Evropës jugore. Maqedonia e Veriut , edhe pse është vonë me imunizimin kolektiv në krahasim me vendet e BE-së, është e gatshme të përfshihet në procesin e pasaportave të vaksinimit, thotë ministri Venko Filipçe.
Pasaporta evropiane, e ashtuquajtur “Pasaportë e gjelbër” ka për qëllim t’u mundësojë evropianëve në mënyrë të sigurtë të udhëtojnë në shtete të tjera të bllokut, duke treguar se personi që e posedon është i vaksinuar me njërën nga vaksinat të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, se eventualisht ka test negativ për Covid19, ndërsa do të jetë fakt edhe për ata që tashmë e kanë kaluar sëmundjen. Kjo menjëherë ka shkaktuar reagime – “Pasaportë të Gjelbër” nuk mund të marrin qytetarët të imunizuar me vaksinën ruse ose kineze, e cila është në përdorimm në Hungari, në Sllovaki dhe në Republikën Çeke, as ata që refuzojnë të vaksinohen, gjë që interpretohet si diskriminim.
SARA ÇAN, INSTITUTI I SHËNDETIT, EDINBURG
“Mendoj se pasaporta e vaksinimit ka potencial që pa nevojë t’i ndajë njerëzit. Mund të ketë pasoja negative, të krijojë situata jo fer dhe të krijojë pabarazi.”
Nga ana tjetër “Pasaporta e gjelbër” mund ta përshpejtojë vaksinimin, thonë të tjerët.
ARISTIDES HACIS, EKSPERT JURIDIK, GREQI
“Kjo mund të jetë nxitje, t’i motivojë njerëzit të vaksinohen, që do të jetë e dobishme për gjithë shoqërinë, por edhe për ekonominë.”
Maqedonia e Veriut edhe pse është larg nga vendet evropiane në procesin e vaksinimit, do t’i ndjekë veprimet e Brukselit.
VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Ne e presim vendimin zyrtar nga ana e Komisiont Evropian, së pari nëse do të ketë, megjithatë duke pasur parasysh që është mëse e sigurtë se do të kërkohet një certifikatë e tillë, si do të jetë ajo certifikatë, që do të vlejë në gjithë Evropën, ndërsa pas kësaj do të jemi të gatshëm të bëjmë certifikata të tilla që të mund t’u shërbejnë qytetarëve.”
Agjencia Evropiane “Eurostat” shënon rënie të qëndrimeve turistike në BE, në vitin 2020, për 52%, në krahasim me vitin e kaluar. Në vende si Greqia, Malta dhe Qipro, ekonomia e të cilave në masë të madhe mbështetet në turizëm, kjo rënie është madje 70%. Me pasaportën e vaksinimit mendohet se udhëtimi do të jetë më i sigurtë, pa nevojë për karantinë dhe me rrezik më të ulët për përhapjen e sëmundjes. Ata që angazhohen për dokument të këtillë, presin që i njëjti të futet në përdorim deri në mes të muajit maj, që të mund të shpëtohet sezoni turistik veror.