Bashkimi Evropian (BE) sot me dërgesë të re të maskave kirurgjikale FFP2 për katër vende ballkanike Maqedoninë e Veriut Kroacinë Serbinë dhe Malin e Zi përmes mekanizmit për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. ReskBE është mekanizëm i posaçëm për reagim të shpejtë në gjendje urgjente, i cili në fillim të krizës me koronavirusin ka rol të konstatojë rezerva të pajisjes mjekësore dhe ta koordinojë dërgesën e tyre midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të cilat marrin pjesë në ReskBE midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut.
“Edhe pse konstatojmë zhvillim pozitiv të shkallës më të ulët të infektimit në disa zona më tepër duhet të bëhet që të parandalohet përhapja e re dhe e mëtejshme e koronavirusit ndërsa maskat mbrojtëse janë thelbësore në këtë lu*ftë” tha Lenarçiç.
Komisari i shprehu falënderim Rumanisë, e cila e udhëheq të gjithë operacionin e dërgesës së këtyre maskave në rajon.
Përveç këtyre 65.000 maskave të reja, BE-ja u ka dërguar 370.000 maska mbrojtëse vendeve të cilat kishin nevojë. Rumania dhe Gjermania janë vendet e para të cilat pranuan të jenë përgjegjëse për rezervat në territorin e tyre. Operacionet plotësisht janë të financuara nga ana e Komisionit Evropian.