BDl: Pagat në arsim do të rriten, procesi arsimor të vazhdojë nga e hëna

Lidhur me rritjen e pagave në arsim në një komunikatë ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim ku shprehen se si pjesë e qeverisë kanë mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%.

“Gjatë këtyre viteve, Bashkimi Demokratik për Integrim, si pjesë e qeverisë, ka mbështetur promovimin e pozitës së mësimdhënësve duke arritur një rritje të vazhdueshme të pagave në arsim, të cilat sipas përllogaritjeve statistikore nga viti 2017 deri më sot janë rritur me rreth 21%. Jemi të vendosur të ndjekim të njëjtën politikë progresive në vazhdimësi, prandaj, në vijim të rrethanave të fundit me grevën e mësimdhënësve, shprehim qartë qëndrimin se do të ketë rritje të pagave në arsim dhe përmes dialogut do të gjejmë zgjidhjen e duhur”, thonë nga BDI.