BDl: Mbi 5 milion euro mbështetje financiare për bujqit


Përfaqësuesi i BDl-së dhe sekretar shtetëror në ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Nefruz çeliku në konferencën e sotme për shtyp në selinë e BDl-së në Shkup tha Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi pakon e tretë të masave ekonomike ku një nga tre shtyllat e masave përfshinte sektorin e Bujqësisë, për tejkalimin sa më të lehtë të pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi. Në vazhdim fjalimi i sekretarit shtetëror në Nefrus Celiku në konferencën e sotme për shtyp:

Ne si Ministri e Bujqësisë gjatë kësaj periudhe të gjendjes së jashtëzakonshme kemi ruajtur angazhimin dhe vëmendjen tonë në mbështetjen ndaj bujqësisë dhe fermerëve, që të mund të realizohen pandërprerë të gjitha aktivitetet bujqësore në vend, kjo dmth mbështetje për stabilizim dhe rritje të ekonomisë në vendin tonë.

Me paketën e re të masave për mbështetje direkte të sektorit të bujqësisë:

1. Veç më 5 milion euro mjete të reja janë në dispozicion përmes Bankës Zhvillimore të RMV, me linjë kreditore me kushte të volitshme, për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që kryejnë prodhim, përpunim dhe eksport të produkteve bujqësore. Me shfrytëzimin e këtyre mjeteve këto ndërmarrje do të rrisin punësimin dhe konkurencën në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

2. Rritëm mbështetjen për subvencionim të shpenzimeve për naftë të gjelbër për makineritë bujqësore. Vitin e kaluar kjo masë subvencionoheshte me 30 % të vlerës së shpenzuar, ndërsa këtë vit vlera e subvencionimit rritet deri në 50 %. D.m.th. 50 mij bujq do të pajisen me kartela paqësore në vlerë prej 4,6 milion euro.

3. Me 3.5 milion euro do të stimulojmë përpunuesit e rrushit për të prodhuar destilat alkoolik që më vonë do të shfrytëzohet nga kompanitë kimike vendase për prodhimin e mjeteve denzifektuese, të nevojshme si masë preventivendaj Kovid 19.

4.Ofrojmë partneritete publike-private në sektorin e vreshtarisë dhe sektorin e duhanit, duke mbështetur modernizimin dhe vënien në funksion të kapaciteteve në prodhimin e duhanit dhe përpunimin e rrushit në mënyrë që edhe më tej të zhvillohet vreshtaria dhe sektori i duhanit, si degë bujqësore të orientuara drejt eksportit.

5. Reforma për shfrytëzimin efikas të kullosave do tju mundësojë blektorëve të lidhin marëveshje afatgjate për shfrytëzimin e 500.000 hektarë kullosa për kullotje të bagëtive.

6. Një ndër masat e propozuara është edhe konsolidimi i tokës bujqësore për një konkurrencë më të madhe të bujqësisë. Kjo masë mundëson vënien në shfrytëzim të tërë tokës bujqësore si dhe inkurajimin e prodhimit bujqësor vendas, por edhe investimet e reja në këtë sektor.

7. Poashtu kemi masën e re prej 3 milion eurosh që mbështet fermat e vogla familjare dhe kantinat e vogla të verës që do të mund të fitojnë grante deri në 10,000 euro në dispozicion për pajisjet e përpunimit, por edhe për marketing të produkteve bimore, të qumështit dhe produkteve të mishit, ku shfrytëzues potencial janë subjektet e regjistruara në regjistrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe në regjistrin e Agjensionit për ushqim dhe veterinë.

8.Përmes Bankës Botërore siguruam shumë prej 50 milion euro për modernizimin e bujqësisë, ku parashihen të ndërtohen dy qendra blerëse distributive dhe një platformë moderne Agri Hab, që do të mundësojë një lidhje mes bujqve nga sektori i bujqësisë me qëllim për të krijuar një prodhim final, me vlerë të shtuar për tregun e brendshëm dhe eksportin.

Përveç masave që përmendëm më lart, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme realizuam edhe masa ndërhyrëse:

– ku pezulluam të gjitha afatet për të gjitha thirrjet publike dhe projektet nga Programet Kombëtare dhe programi IPARD 2,

– për të mbuluar humbjen e blektorëve dhe bujqve nga që u zvogëlua çmimi i blerjes të mishit të qengjit dhe lakrës për shkak të gjendjes momentale, u miratua një masë ndërhyrëse për rritjen e mbështetjes financiare totale për qengjin femër që arriti në2.500 denarë për kokë, si dhe miratuam masë ndërhyrëse prej 3 denarësh për kilogram lakër të shiturnë periudhën nga 5 prill deri më 5 maj,për blerësit e regjistruar në regjistrat blerëse

– miratuar mbështetje financiare prej 14.500 denarë për muajin Prill dhe Maj për fermerët e regjistruar në bazë të Ligjit për Kompanitë Tregtare

Subvencionet

Për çdo vit ne si Ministri e Bujqësisë hartojmë skemat mbështetëse dhe masa zhmillimore që zbatohen nëpërmjet Agjencionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural,

Që nga fillimi i vitit, janë paguar 85 milion euro për subvencione, me të cilat janë shlyer të gjitha masat themelore që planifikohen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.Poashtu edhe më tutje do të vazhdojë praktika e pagesës të subvencioneve në kohë dhe në mënyrë jo selektive

Programi i Zhvillimit Rural

Në suazat e Ministrisë së Bujqësisë nga Programi i Zhvillimit Rural kanë filluar investimet në disa zona rurale, ku në realizim e sipër janë rreth 200 projekte në 80 komuna të territorit tonë, që do të përmirsojnë infrastrukturën komunale përmes investimeve kapitale në ndërtim rrugësh, rikonstruim të rrugëve lokale, kanalizime, ujësjellsa, plane urbanistike, etj.

Investimet Kapitale

Gjithashtu Ministria e bujqësisë vazhdon me investimet kapitale përndërtimin e sistemet të ujitjes së tokës bujqësore dhe me ndërtimin e pendave akumuluesetë investuara nga buxheti qëndror.

Në fazë ndërtimi janë
– sistemi për ujitje në Luginën jugore të Vardarit në Vallandovë,

– ndërtimi i pendës Konsko në Gjevgjeli, dhe

– ndërtimi i Hidrosistemit Raven – Reçicë, projekt për ujitjen e fushës së Pollogut të Epërm dhe parasheh ujitjen e rreth 3.200 hektarë të tokës bujqësore në fushën e Pollogut, që përfshin regjionin e Gostivarit, Vrapçishtit, Bogovinës dhe Tetovës, me vlerë totale 15 milion euro. Realizimi i këtyre punimeve është në vijim e sipërm dhe vazhdon sipas dinamikës së paraparë .

Shpresojmë dhe dëshirojmë që sa më shpejt të dalim nga kjo gjendje qe na ka rrethuar të gjithëve me sa më pak pasoja të mundshme.