Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagon ndaj retorikës elektorale që përdor ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në foltore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dr. Arben Zyberi është kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore dhe si gjithë të tjerët ka drejtë të shpreh qëndrime politike në fushatë zgjedhore duke ruajtur institucionin që e udhëheq nga çdo involvim politik. Ai ka qenë shtylla e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër pandemisë dhe të gjithë jemi krenar me punën e tij.
Andaj, kërkojmë nga ministri Filipçe mos të tenton të mohojë të drejtën e shprehjes politike në fushatë zgjedhore për arsye të kalkulimeve të veta partiake.