BDI dega në Gostivar ka vijuar me hapjen e shtabeve në vendbanimet Gostivarit. Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e shtabit të përbashkët të lagjeve Benjashnicë dhe Lajthi.
Fjalë përshëndetëse mbajtën kryetarët e shtabeve Habil Akiku dhe Mallzim Bilalli të cilët faleminderuan të pranishmit për pjesëmarrjen.
Nga këto vendbanime vijnë edhe dy kandidatët për këshilltarë në listën e BDI dhe iniciativës Gostivari që dua, Sebajete Zenku dhe Lekë Dalipi.
Lagja Banjeshnicë është vendbanimi i kryetarit të degës së BDI, Bashkim Hasani dhe njihet si bastion i kësaj partie.