BDI: Të hetohet ndarja e 16 milionë eurove nga Komuna Çair një personi të vetëm

BDI përmes një kumtese me shkrim ka bërë thirrje të hetohet Komuna e Cairit pasi sipas tyre ndarja e 16 milionë eurove një personi të vetë nga Komuna ngre dyshime.

”Bashkimi Demokatik për Integrim me shqetësim ka ndjekur raportimet mediatike për keqpërdorime flagrante me furnizimet publike në Komunën e Çairit. Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani “Bauer BG SHPK” dhe “EnergoInvest Trejd”, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova. Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi në vlerë prej 4.113.165 euro me kompaninë “Bauer BG”, si dhe marrëveshje në vlerë prej 11.091.674 euro për sheshin “Skënderbeu”, që në total është 15.204.843 euro.

Ftojmë institucionet përkatëse që të hulumtojne keqpërdorimin eventual të mjeteve buxhetore dhe të veprojnë në përputhje me ligjin” – thuhet në kumtesën e BDI-së.