BDI: Taravari ndan tre herë mjete financiare për të njëjtin qëllim


BDI – dega Gostivar ka vijuar me akuzat për keqpërdorime në punën e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Përmes një kumtese, BDI akuzon Taravarin për shpenzime jo produktive në kurizë të taksa paguesve gostivaras si dhe për furnizime  të dyshimta pubblike. 

Kumtesa në tërësi: 

Keqpërdorimet me furnizimet publike në komunën e Gostivarit, tashmë janë bërë praktikë punë e Taravarit.

Skandali i radhës është bërë për furnizimet rreth rregullimit hortikulturor të hapësirave të gjelbëra. Për të njëjtin qëllim, tendere janë hapur edhe nga komuna edhe nga Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërim.

Konkretisht, për punët e njëjta Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërim përmes një kumtese dhe prononcimi publik të drejtorit, më datë 16.03.2018 njoftoi që kostoja e projektit është rreth 30 mijë euro, para këto të siguruara nga vetë ndërmarrja.

Link: http://gostivari.gov.mk/taravari-paralajmeroi-fillimin-e-gjashte-projekteve-infrastrukturore/

Skandali thellohet kur me datë 2.04.2018, Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërim hap shpalljen me numër rendor: 03/2018, për furnizim tjetër por për dedikim të njëjtë.

Deshmira nr 1

Pas gati një muaj nga deklarimi publik i drejtorit i cili potencoi që mjetet rreth investimin ishin të siguruara nga  ndërmarrja, hapet sërisht shpallje për furnizim publik.

Deshmia nr 2

Që keqpërdorimet të thellohen dhe të marrin përmasa shqetësuese për interesin pubulik, komuna e Gostivarit shpall furnizim tjetër publik për investimin e njejtë. Me datë: 08.06.2018 shpallet furnizimi publik me numër rendor: 06/2018 dhe me vlerë prej 5.000.000,00 denarë.

Deshmia nr 3

Paradoks tjetër paraqet fakti që afatet ligjore për furnizimin publik marrin kohë deri 30 ditë për të përfunduar procedura e furnizimit. Pra, shpallja e fituesit dhe lidhja e kontratës ndodh në mes të  muajt korrik. Duke e pas para sysh periudhën e vitit kur përfundon procesi i furnizimit publik, mbjellja e fidaneve do të ndodh në vigjilje të stinës së vjeshtës, periudhë kjo e papërshtatshme për mbjelljen e fidaneve që janë pjesë e furnizimit të ri publik.

Pyetje drejtuar Taravarit. Duke pasur para sysh funksionimin e  Ndërmarrjes Publike për Parkingje dhe Gjelbërim, njera nder veprimtarit eshte edhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëra dhe e cila ka kryer tashmë furnizime për të njëjtën punë, përse komuna e Gostivarit ka hapur shpallje për këtë furnizim.  A do të mbjellen lule mbi lule në hapësirën e njëjtë ?  A do të kryehet punë mbi punë në të njëjtin vend, ose furnizimi do të përfundon diku ku opinioni nuk do ta ketë të qartë ?

Sipas shpalljeve dhe deklarimeve publike, për rregullimin e një pjese të ngelur të parkut të madh të qytetit, ndahen gati 120 mijë euro.

Edhe pse, Ndërmarrja Publike për Parkingje dhe Gjelbërim ka program vjetor pune dhe e njëjta është miratuar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, për çka, janë ndarë mjete financiare nga komuna,  Taravari hap furnizim të ri për punët e njejta.

Duke u nisur nga këto fakte, vijmë në konkluzion që Taravari pos që bënë shpenzime jo produktive në kurizë të taksa paguesve gostivaras, dyfishon furnizime për qëllime të panjohura për çka  lindin dyshime reale për keqpërdorime në furnizimet publike dhe të parave të qytetarëve.

Me respekt:

BDI – Dega, Gostivar