Partia e Bashkimit Demokrati për Integrim sot pati takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.
Në këtë takim ishte edhe kryetari i kësaj partie bashkë me kandidatë për kryetar komuna si dhe ministra e zv ministra.
Para takimit Ahmeti tha se kryetarët e komunave kanë punuar me Odën e Ekonomike dhe të jenë të sinqertë dhe të dëgjojnë mendimet nga ky institucion.
“Ky takim është në vazhdën e takimeve me këtë institucion të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Në vazhdimësi direktivat për tërë ekzekutivin e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për kryetarët e komunave kanë qenë që me Odën Ekonomike të kenë bashkëpunim transparent të sinqertë të dëgjojnë mendimet”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.