BDI: Stop urrejtjes politiko – etnike ndaj idesë së kryeministrit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për reagimet e përfaqësuesve të partive politike maqedonase ndaj nismës legjitime për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e veriut.

Gjuha e urrejtjes dhe shpërthimi i nacionalizmit tek përfaqësues politik maqedonas flet për mosgatishmërinë e shoqërisë për barazinë e plotë dhe për trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve.

Kryeministri i parë shqiptar do të jetë kryeministër i barazisë, kryeministër i të gjithëve, i zhvillimit dhe i partneritetit euroamerikan dhe do të përfaqëson interesat e shtetit dhe të cdo qytetari në mënyrën më të denjë të mundshme.

Këshilltari i kryetarit të komunës Butel, i cili gjithashtu u zgjodh me vota shqiptare, i priu publikisht urrejtjes ndaj idesë së kryeministrit të parë shqiptar dhe shqiptarëve në përgjithësi që është për keqardhje dhe për përgjegjësi penale para organeve të shtetit.

Ne i ftojmë partitë maqedonase të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe të pranojnë garën demokratike për kryeministër të vendit tonë.