Në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore në Maqedoni, BDI do të prezantoj sot kandidatin për Kryeministër.
Disa portale kanë shkruar se kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti pritet të shpallet kandidati për kryeministër, ndërsa jozyrtarisht kalkulohet edhe për emra të tjerë.
Deputeti dhe sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar një konferencë me mediat për ditën e sotme ku pritet të ketë një vendim rreth idesë së hedhur të kësaj partie për kryeministër shqiptar.
“Ditë e madhe nesër po na pret …” ka shkruar mbrëmë në facebook, Artan Grubi.