“BDI: Programi ynë garanton zhvillimin e Haraçinës, rretho numrin 3”


Nën moton “Zgjidh jetë, voto blertë”, Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi sot programin zgjedhor për komunën e Haraçinës. Ridvan Ibrahimi, kandidat i BDI-së për kryetar komune në konferencën e sotme për shtyp potencoi se shtyllat kryesore të programit për jetë më cilësore për Haraçinën janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përkujdesi për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ngritja e nivelit të pastërtisë publike, cilësia më e madhe në sferën e arsimit, përforcimi i mekanizmave për mirëqenie më të madhe shëndetësore dhe sociale.

Ibrahimi mes tjerash potencoi se në fokusin e tij në mandatin e ri katërvjeçar do të jetë veçanërisht zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë, zhvendosja e deponisë nga Haraçina dhe rregullimi i rrugës kryesore në formën e bulevardit, por edhe projekteve tjera që do të mundësojnë standard më cilësor jetese për banorët e Haraçinës.
Fjalimi i plotë nga konferenca për shtyp:

“Të nderuar qytetar, Të nderuar përfaqësues të mediave, Mirë se erdhët në konferëncën e sotme për shtyp në të cilën do të prezantojmë Programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për Komunën e Haraçinës. Komuna e Haraçinës do jetë në fokusin tonë, të të gjithëve, e veçanërisht në fokusin tim në mandatin katër vjeçar pas fitores në këto Zgjedhje lokale. Një komunë e blertë ashtu siç është edhe Agjenda jonë e blertë, është vënë në prioritet tek ne të gjithë, pasiqë duhet të çojmë në vend amanetet dhe obligimet që kemi marrë dhe duke u përmbajtur pesë përbetimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të dashur qytetar, Më lejoni që në vazhdim të elaboroj në pika të shkurta disa nga projektet të cilat janë në Plan programin e Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Haraçinës. Nga projektet e infrastrukturës, sferën e arsimit e shëndetësisë, mbrojtja sociale e deri tek mjedisi jetësor, rinia, sporti, kultura e bashkëpunimi rajonal. Në sferën e infrastrukturorës në Programin tonë parashohim këto projekte: -Menaxhim i mirëfilltë i ujësjellësit Haraçinë dhe furnizim me ujë të pijshëm nga penga e Likovës për fshatrat Orllancë, Grushinë dhe Mojancë, -Intervenime në infrastrukturë, sanim i të gjithë rrugëve, bekatoizimi i rrugicave dhe trotuareve, kanalizim atmosferik i rrugëve, -Rregullimi i rrugës kryesore si formë bulevardi në Haraçinë, -Përmirësimi i kushteve të komunikacionit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion, -Ndërtimi i rrugës Grushtinë-Nikushtak, në bashkëpunim me komunën e Likovës, si dhe prjekte tjera.

Arsimi dhe krijimi kushteve më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimor mbetet një nga prioritetet tona. Në këtë sferë parashohim: -Rikonstruimi i objekteve arsimore duke përmirësuar kështu kushtet higjeniko-sanitare dhe zbatimin e projekteve për rritjen e efikasitetit energjetik në të gjitha vendbanimet ku e kërkon nevoja, Do të investojmë edhe në kulturë në nivel lokal: -Inicim për krijim të grupeve folklorike për fëmije me qëllim të ruajtjes së traditës kulturore, -Ndërtim i bibliotekës në Haraçinë, -Përkrahje e vazhdueshme në organizimin e manifestimit historik 24 Qershori, -Organizim i takimit tradicional me gurbetçarët e komunës së Haraçinës. Agjenda e blertë parasheh mjedis më të pasur për jetesë.

Në sferën e mjedisit jetësor parashohim: -Rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në Haraçinë, -Zhvendosjen e deponisë nga Haraçina, -Mbjellja e pemëve si dhe zgjerim i sipërfaqëeve të gjelbëra nëpër qendrat dhe vendbanimet periferike, -Krijimi i kushteve për shëtitoren Te Pishat. Gjatë mandatit katër vjeçar do të krijojmë kushte më të mira për qytetarët të cilët do të mund të shfrytëzojnë shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale: -Vënia në funksion të ambulantës 24 orë në Haraçinë dhe rekonstruimi i tërësishëm i saj, -Ndihmë për personat me rrezik, përmes sigurimit të biletës së autobusit, sigurim të ushqimit, barnave etj, -Ndërtimi i çerdhes në Haraçinë, janë projekte që synojmë ti realizojmë gjatë katër vietev të ardhshme për mirëqenie më të madhe jetësore.

Programi jonë, parasheh edhe shumë projekte tjera në sfera të ndryshme, që bashkë me ju do të arrijmë ti realizojmë pasi të marim besimin në Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Kemi plan shumë ambicioz dhe të përgjegjshëm për katër vitet e ardhshme. Së bashku për një Haraçinë më të zhvilluar! Zgjidh jetë, voto blertë”.