BDI premton standarde evropiane në arsim, ndërsa pro*blemet e nxënësve shqiptarë nuk kanë fund

Programi parazgjedhor i BDI-së edhe këtë herë ka parashikuar të ashtuquajtura mrekullia në fushën e arsimit. Mes tjerash, premtohen Qendra ditore për fëmijët me nevoja të posaçme në çdo shkollë laborator salla e terrene sportive. Madje, rëndësi të posaçme i është kushtuar numrit të nxënësve në klasa, që sipas premtimeve të BDI-së, nuk do të jetë më shumë se 20 nxënës në një klasë.

Ndryshe edhe nga premtimet e deritanishme të BDI-së, shkollat që tashmë disa herë i ka vizituar Alsat dëshmojnë një realitet krejt të ndryshe. Klasat janë të stërngarkuara me nxënës, në disa prej tyre numri i nxënësve ka arritur rreth 40. Në shkollën periferike të fshatit Orllancë të komunës së Haraçinës, vitin e kaluar në klasë të parë u regjistruan 33 nxënës në një klasë pavarësisht se vet ministri i Arsimit Arbër Ademi kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk do të lejohet. Drejtori i shkollës së Haraçinë tregon se tashmë një vit janë në pritje të një përgjigje nga dikasteri i Arsimit për hapjen edhe të një paralele shtesë në shkollën e fshatit Orllancë.

Shpresojmë tash të fillojmë të kemi përgjigje dhe do na e lejonjë nji paralele. E kemi edhe në bazë të ligjit, nëqoftëse e kalon mbi 31 duhet te hapet edhe nji paralele mirëpo për fat të keq te ne nuk u hap ajo paralele, por besoj që tash me ndihmën edhe të mediave do ta korrim këtë sukses.. Do të punojmë në dy ndërrime, objekti si objekt është ka vend vetëm se presim prej ministrisë së Arsimit që ta lejoje një vend pune deklaroi Azam Aki dejtor i Sh.f “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.