BDI po thotë se po bën çmos duke hequr dorë edhe nga pozitat e qeverisë për t’u votuar ndryshimet kushtetuese!

BDI e Ali Ahmetit është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha pozitat qeveritare aktuale, përfshirë edhe kërkesën për kryeministër shqiptar dhe t’ia lënë postin e kryeministrit VMRO-DPMNE-së, por vetëm me kusht. Ndryshimi i kushtetutës, sipas BDI-së, duhet të hyjë në fuqi para konferencës së dytë ndërqeveritare. Kështu, siç përcjell KlanM, u shpreh sot në një dalje para mediave, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai ofroi plan që do të realizohet në tre pika.

“Ai plan trepikësh përfshin opozitën për të mbështetur ndryshimet kushtetuese që do të hynin në fuqi në konferencën e dytë ndërqeveritare. BDI-ja në të njëjtën ditë do të tërhiqej nga të gjitha pozitat në Qeveri, përfshirë atë që do të kishte marrë nga opozita apo pozita në Qeverinë e Përzhinës apo teknike. Të gjitha pozicionet. Ka vetëm një kusht, ajo është pika tre, nëse ky plan pranohet, që të nesërmen duhet të ketë një hetim të partive politike” deklaroi Bujar Osmani.

(www.softlay.com)