Artan Grubi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), para selisë së partisë në Reçicë të Vogël ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm ka rikonfirmuar kandidaturën e përbashkët konsesuale të Stevo Pendarovskit, dhe se Izet Mexhitin e ka zgjedhur si kryetar të Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Dibër dhe Ohër.
“Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, njëzëri solli vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje presidenciale dhe ato lokale në Dibër dhe Ohër. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti propozoi se kryetar i Shtabit Zgjedhor të jetë nënkryetari, Izet Mexhiti i cili u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, unanimisht mbështeti kandidatin e përbashkët konsesual dhe kandidaturën e Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë së Veriut”, tha Grubi.
I pyetur se pse BDI-ja nuk e mbështeti kandidaturën e pavarur të Blerim Rekës, Grubi u përgjigj:
“Ju thash edhe më herët, se BDI që nga vitin 2014 jemi duke punuar me politikë të konsesualitetit, dje e kishim kryetarin Talat Xhaferin, sot zëvendësministrin Agim Nuhiun, dhe frytet e kësaj politike të cilën por e promovon Ali Ahmeti dhe BDI-ja, do të ndjehen vitet në vijim”, tha Grubi.