BDI për fillimin e vitit shkollor: Apelojmë për respektim të protokolleve

Bashkimi Demokratik për Integrim me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, përcjell urime deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit si dhe prindërit e tyre, duke ju dëshiruar një fillim të mbarë, të suksesshëm dhe sa më të frytshëm shkollor.

“BDI mirëpret rikthimin e nxënësve në shkolla pas mungesës gati njëvjeçare si pasojë e Pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid 19. Apelojmë për kujdes dhe respektim të protokolleve shëndetësore të cilat janë miratuar nga autoritetet dhe kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Infrastruktura arsimore dhe cilësia e arsimit mbeten prioritete tona te vazhdueshme ndaj dhe investojmë në objekte të reja shkollore dhe renovim të objekteve ekzistuese për të mundësuar kushte optimale për nxënësit dhe mësimdhënësit. Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim ju dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese edhe atyre që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore, e më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre”, thonë nga BDI-ja.