BDI nesër mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie

BDI të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie. Siç mësohet, mbledhja është thirrur në orën 14:00 ndërsa do të fokusohet mbi revizionin e raportit të fundit për punën e ekzekutivit të BDI-së. Ndërkohë sa ASh-ja vazhdon negociatat për t’u bërë pjesë e Qeverisë, burime brenda grupit të zjarrit në BDI thonë se grupi janë kundër këtij veprimi (zgjerimi i shumicë) pasi sipas tyre kjo bëhet për t’i heshtur zërat ndryshe brenda partisë së Ali Ahmetit.

Të pyetur nëse ky veprim i ASH-së neutralizon grupin e zjarrit, këta të fundit thonë se përkundrazi një veprim i tillë do të ashpërsonte edhe më shumë lu*ftën brendapartiake. Në mbledhjen e fundit ekzekutivi dha llogari për punën e tyre, ndërsa kreu i partisë ia besoi Artan Grubit, Faton Ahmetit dhe Izet Mexhitit redaktimin e raportit.

Ndonëse eksponentë të caktuar brenda BDI-së kishin deklaruar se llogaridhënia për punën e ministrave dhe zëvendësministrave ka përfunduar, nga grupi zjarrit lënë të kuptohet se akoma nuk i kanë larë hesapet me ekzekutivin dhe se dështimi sipas tyre i ekzekutivit do të jetë tema kryesore edhe në takimin e ditës së shtunë. Nga BDI zyrtarisht kishin deklaruar se në mbledhjen e 19 nëntorit do të diskutohet për punën e krerëve të komunave me të cilat udhëheqin kuadro të BDI-së.