BDI: Mbi 2 miliardë euro në projekte infrastrukturore

Dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin mē të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë.

Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimit në NATO, nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, BDI është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit, bashkë edhe me vazhdimin e rrugëtimit tonë europian.

Këto projekte do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, angazhimin e të gjitha kompanive vendore dhe zhvillimin e tyre, si dhe do të kenë ndikime pozitive anësore në ekonominë e vendit me ç’rast cilësia e jetesës do të përafrohet me standardet europiane.