BDI: Komisioni zgjedhor partiak vërteton kandidaturat për kryetar dege

Komisioni zgjedhor për zgjedhje në disa degë pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, informon se tashmë ka përfunduar procesi i vërtetimit të kandidaturave për kryetar dege në disa degë të BDI-së edhe atë në Bërvenicë, Bogovinë, Çashkë, Dollnen, Gostivar, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Vrapçisht dhe Zhelinë.

Me këtë rast, Komisioni zgjedhor partiak pranë BDI-së në bazë të nenit 44 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjen e organeve të BDI-së ka sjellë vendim për të vërtetuar të gjitha kandidaturat të cilët kanë plotësuar kushtet për të vazhduar më tej garën.

Në vijim ju sjellim emrat e kandidaturave të vërtetuara nga Komisioni zgjedhor partiak sipas degëve:
Në degën e Bërvenicës janë vërtetuar kandidaturat e: Arkin Jahiji, Shkëlzen Zeqiri;
Në degën e Bogovinës janë vërtetuar kandidaturat e: Besnik Emshi, Nevzat Ismani;
Në degën e Çashkës janë vërtetuar kandidaturat e: Nafi Durmishi, Suat Shaqiri;
Në degën e Dollnenit janë vërtetuar kandidaturat e: Ismail Vejseloski, Xhemil Qamili;
Në degën e Gostivarit janë vërtetuar kandidaturat e: Mersel Sadiku, Valdet Xhaferi;
Në degën e Studeniçanit janë vërtetuar kandidaturat e: Alaudin Zekiri, Ejup Abazi, Mesud Jakupi;
Në degën e Tearcës janë vërtetuar kandidaturat e: Naser Nuhii, Nuhi Neziri;
Në degën e Tetovës janë vërtetuar kandidaturat e: Faton Ahmeti, Muhamet Ameti, Valmir Aziri;
Në degën e Vrapçishtit janë vërtetuar kandidaturat e: Fikret Zenuni, Nebi Rexhepi;
Në degën e Zhelinës janë vërtetuar kandidaturat e: Emir Sulejmani, Latif Jaji.