Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ishte sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21. Duke folur për situatën politike në qeveri u debatua edhe për aleaten e saj shqiptare në qeveri, BDI-në. I pyetur se dikur ata e quanin BDI-në kancerin e shoqërisë, Tarvari u përgjigj se e kanë thënë një gjë të tillë dhe vazhdon ta thotë, sepse sipas Taravarit, ky është fakt i pamohueshëm, pasi BDI-ja i ka kapur të gjitha institucionet e mundshme të shtetit.
“Dikush çudite pse i kemi thënë BDI-së kancer, unë gëzohem kur e dëgjoj ta thonë edhe partitë e tjera politike, shoqatat civile etj. ne do të jemi dyfytyrësh nëse themi se nuk e kemi thënë një gjë të tillë. E kemi thënë? Po! E kemi thënë ne të parët dhe nuk i ikim kësaj. Se BDI-ja është e infiltruar në të gjitha inistitucionet, ky është fakt i pamohushëm“- tha Taravari.
I pyetur se pse atëherë ata qëndrojnë në Qeveri me BDI-në, Taravari u përgjigj se ata janë futur në qeveri vetëm për ndryshimet kushtetuese dhe nëse nuk realizohen ato, atëherë do të shohin mundësinë e daljes nga qeveria.
“Ne jemi futur me t në qeveri për ndryshimet kushtetuese, nëse nuk ishim futur ne, do të ishte futur dikush tjetër.”- u përgjigj Taravari.