BDI i zgjat dorën shoqërisë civile

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në këtë mandat të ri i ka zgjatur dorën shoqërisë civile duke bërë pjesë të saj personalitete të shumta dhe të suksesshëm në sfera të ndryshme të cilët tashmë janë pjesë e Listave për këshilltarë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor.

Në këto zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim ka hapur rradhët e veta për përfaqësues të shoqërisë civile të cilët tashmë janë pjesë e listave për këshilltar komunal, përfaqësues këto të cilët kanë dëshmuar veten se janë të denjë dhe të aftë të menaxhojnë dhe drejtojnë biznese e projekte të ndryshme, profesione të cilat kërkojnë mund dhe sakrificë e që të njejtin kontribut do e vazhdojnë edhe për të mirën e qytetarëve ndonëse tash në një formë më ndryshe.

Bashkimi Demokratik për Integrim javë më parë shpalli konkurs publik për këshilltarë në komunën e Gostivarit, në të cilin interesimi i qytetarëve ishte jashtëzakonisht i madh duke bërë kështu përzgjedhjen më të mirë për qytetarët e Gostivarit, pasiqë shumica dërmuese e kandidatëve nga Iniciativa “Gostivari që dua” janë pjesë e listës për këshilltarë përfshirë dhe ata që kanë konkuruar në konkurs.

Në të gjithë degët, Bashkimi Demokratik për Integrim ka përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile në listat për këshilltarë komunal, me të vetmin qëllim që kontributi të jetë sa më i madh përmes vendim-marrjeve të përbashkët, për një standard të ri në nivel lokal.