BDI i ofron poste partisë së Hoxhës në emër të Frontit Europian?

Burime jozyrtare të pa konfirmuara thonë se partia e Arjanit Hoxhës, PDE, mund ta marrë disa poste në emër të zgjerimit të Frontit Europian.

Flitet për një post ministror, gjegjësisht ministër pa resor për diasporën dhe postin e drejtorit të Fondit Shëndetësor, që me gjasa mund të drejtohet nga Valon Bela.

Këtë jave dorëheqje nga Fondi Shëndetësor dha Faton Ahmeti, ndërsa në vend të tij për momentin është vendosur UD Asaf Abduramani.

Kjo është nismë e BDI-së, e siç thonë nga burimet e njëjta, qëllimi është për të zgjeruar Frontin Europian.

Partia demokratike europiane është parti e sapoformuar nga Arjanit Hoxha dhe për momentin ka një deputet, Bastri Bajramin./tv21.tv