BDI: “Gostivari në krye të listës për ajrin e ndotur”

Të shtunën në mbrëmje qyteti i Gostivarit ka qenë në krye të listës së qyteteve në Maqedoninë e Veriut përsa i përket ndotjes së ajrit, thonë nga Dega e BDI-së në Gostivar.

“Në Gostivar është matur përqendrim më i madh prej 165 mg grimca në metër kub. Ajri në Gostivar vazhdon të jetë përplot me pluhur. Të dhënat tregojnë që ndotja gjegjësisht përqendrimet janë më të lartë në orët e pasdites dhe gjatë natës. Në ajrin e ndotur përveç grimcave të njohura si të rrezikshme PM10, qarkullojnë grimca edhe më të vogla dhe më të rrezikshme. Bëhet fjalë për grimacat PM 2.5. Këto grimca janë shumë më të rrezikshme për shkak se në mënyrë direkte dhe shumë shpejt e sulmojnë sistemin e frymëmarrjes. PM 2.5 kanë formë aerodinamike dhe janë një produkt i djegies nga industria, qymyri dhe pluhuri i bartur nga era. Në rrezik të veçantë nga këto grimca janë gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe fëmijët.   ①⑥⑤”, thuhet në reagimin e BDI-së së Gostivarit.