BDI Gostivar: Shkollat dhe Çerdhet e qytetit të zhytura në borxhe/ Reagojnë nga ASH e Taravarit – mohojnë akuzat e BDI-së

BDI Gostivar, gjatë një konference për media, ka bërë publike shifrat që tregojnë borxhin e madh që Komuna e Gostivarit ka ndaj çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në qytet. Sipas deklaratës së BDI-së, ky borxh arrin në 1.3 milionë euro.

“Borxhi total është 1.3 milionë euro. Përballë këtyre të dhënave, zyrtarët e Komunës së Gostivarit e pranuan ekzistencën e borxhit, duke ofruar justifikime të dobëta për situatën që ka çuar çerdhet dhe shkollat në prag të një krize financiare,” thuhet në deklaratën e BDI Gostivar.

Ndaj akuzave të BDI-së, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët në Gostivar

ata kritikuan përfaqësuesit e BDI-së dhe njoftuan për projektet e planifikuara në kuadër të pakos 100 milionë euro të Qeverisë.

“Banorët e Gostivarit dhe Laskarcës pyesin: A ka luajtur Valdet Xhaferi, ish-drejtor i Byrosë për ekspertizë gjyqësore, një rol në vonesën e trajtimit të rastit të Laskarcës? Kjo çështje kërkon një përgjigje të qartë,” theksuan nga Aleanca për Shqiptarët.

ASh i mohoi akuzat për borxhin komunal prej 1.3 milionë euro,

duke deklaruar se borxhi aktual është 556.839.788 denarë. Por dy ditë më parë në një prononcim për Klan Maqedoni komuna e Gostivarit pranoi se borxhi i shkollave është 1.5 milion euro duke u arsyetuar se deri te ky borxh ka arrdhur si rrjeshoj eluftës në lindjen e mesme dhe Ukrainë e cila ka ndikuar që borxhet e shkollave të riten.