BDI Gostivar: Respektojmë vullnetin e popullit

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani në konferencë për shtyp tha se zgjedhjet janë pjesë e demokracisë dhe se ata si degë duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

“Qytetarët vendosën që kundërkandidatit t’i japin epërsi në rreth të parë. Ende nuk i kemi përpunuar të gjitha rezultatet në të gjitha vendvotimet dhe nëse ka rreth të dytë ne do ta vazhdojmë garën ashtu siç e nisëm”, tha Hasani.

Edhe Talat Xhaferi vërtetoi deklaratën e Hasanit duke shtuar se në krahasim me vitin 2017 kanë të njëjtin trup votues.