BDI Gostivar: “Jemi më të unifikuar dhe më të fortë se kurdoherë”

Në zyrat e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, mbrëmë është mbajtur mbledhja e thirrur nga kryetari Valdet Xhaferi në përbërje të zgjeruar, njofton Flaka. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe anëtarët e kryesisë Nevzat Bejta e Talat Xhaferi, si dhe zv.ministri Bashkim Hasani, të cilët kanë postuar fotografi nga mbledhja dhe kanë përçuar mesazhe.

“Diskutim i frytshëm në mbledhjen e BDI, dega Gostivar. Intenca dhe prioritet i jonë mbeten një BDI e fuqishme, transparente, zbatuese e vizionit të liderit tonë z. Ali Ahmeti, respektim i statutit, realizim i programit politik partiak, si dhe një parti e hapur, unifikuese e gjithëpërfshirëse”, shkruan Bejta.

Hasani me porosi të shkurtër: Nga mbledhja e kryesisë së degës së BDI-së në Gostivar, porosi që e shoqëroi me dy fotografi nga mbledhja. Ndryshe, mbrëmë në zyrat e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar u mbajt mbledhja e thirrur nga kryetari Valdet Xhaferi në përbërje të zgjeruar. Krahas anëtarëve të kryesisë, të pranishëm ishin edhe anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, deputetët dhe përfaqesues të pushtetit ekzekutivit të deleguar nga dega e Gostivarit.

Gjatë mbledhjes që drejtoi kryetari i degës, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë. Nga mbledhja që kaloi në atmosferë kontruktive dhe miqësore, u dha porosia që dega e BDI në Gostivar nga zhvillimet e fundit politike po del më e unifikuar dhe më e fortë se kurdoherë, njoftuan nga kjo parti. Flaka