BDI fillon përgatitjet për referendumin

Atilla Rexhepi do të udhëheq me Shtabin për organizimin e referendumit. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryesia e BDI-së gjithashtu ka biseduar edhe për mënyrën e zhvillimit të fushatës në vend dhe diasporë, ndërsa janë emëruar edhe shefat e shtabeve në nivel lokal. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani gjatë prononcimit për mediat nuk ka precizuar se sa mjete do harxhohen nga Qeveria për organizimin e referendumit, por është shprehur se Qeveria me raport të detajuar pritet të dal javën që vjen. Edhe në këtë takim të kryesisë së BDI-së është vërejtur mungesa e zëvendëskryeministrit, përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

Sot kryesia e partisë përcaktoi shtabin partiak që do merret me referendumin dhe zgjodhi prof d-r Atilla Rexhepin për shef të shtabit. Që do ketë për detyrë të formojë shtabin qendror por edhe shtabet komunale dhe ato lokale. Për të maksimizuar gjithë potencialin tonë partiak në funksion të referendumit të suksesshëm dhe vendimi i dytë mbledhja e këshillit të përgjithshëm javën e ardhshme për diskutim të temave me interes të përgjithshëm.  E dini se sipas Ligjit parlamenti apo propozuesi do jetë bartës i fushatës qoftë për apo kundër ndërsa Qeveria është ajo që do përcaktojë resurset financiare. Janë komunikuar gjitha institucionet për mjetet që mund ti alokojnë në funksion të referendumit dhe ky proces do përmbyllet ditëve në vijim dhe do kemi një përllogaritje më precize se sa Qeveria do mund të alokojë mjete në funksion të referendumit” – tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.