BDI ende në kërkim të kandidatit për Kryeministër. Ahmeti: Do të merret vesh ditën e parë të fushatës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në intervistë për Klan Kosovën i konfirmoi pohimet e deputetit integrist Artan Grubi, i cili në ClickPlus të TV21 tha se për momentin janë në proces të konsultimeve me akademikë e shoqëri civile për emrin e kandidatit për Kryeministër shqiptar dhe se kanë disa emra për të cilët po konsultohen. Ahmeti po ashtu tregoi se emrin e kandidatit për Kryeministër shqiptar do ta publikojnë në ditën e parë të fushatës zgjedhore.