BDI bashkon degët e Shkupit! Bekim Neziri shef i të gjitha degëve në kryeqytet

Në selinë e BDI-së në Çair sot është caktuar mbledhje ku do të marrin pjesë gjithë kryetarët e degëve të Shkupit dhe deputetët e zonës 1 dhe 2.

Sipas informacioneve që qarkullojnë mbledhjen do ta udhëheqë Sekretari Organizativ i BDI-së Blerim Bexheti, ndërsa do të diskutohet për bashkimin e gjitha degëve të BDI në Shkup.

Konkretisht degën e Çairit, Sarajit, Nerezit, Çuçer Sandevës, Butelit, Shutkës, Hasanbegut, Haraçinës, Petrovecit dhe Stueniçanit. Degë këto që në zgjedhjet e fundit siguruan rreth 30 për qind nga votat e përgjithshme të Frontit Europian.

Qëllimi i krijimit të një dege të vetme është që të ketë koordinim më të mirë dhe më efikas të degëve si dhe lëshimi i pozicioneve tek të rinjtë.
Shefi i ri i degës së Shkupit mësohet të jetë, Bekim Neziri, i cili do t’i prijë procesit.